“Farmaceutika pa ilaçe”, MSH-ja po paguan barnat shumëfish më shtrenjtë sesa çmimi real

“Farmaceutika pa ilaçe”, MSH-ja po paguan barnat shumëfish më shtrenjtë sesa çmimi real

07 dhjetor 2017 19:42

Çmimi i lartë i barnave që paguan Ministria e Shëndetësisë për pajisjen e spitaleve me to, ka qenë temë diskutimi në ditën e katërt në kuadër të Javës Kundër korrupsionit.

Ministri, Uran Ismaili tha se ka kërkuar nga OBSh-ja që të jetë autoriteti kryesor për revidimin e listës esenciale.

30 nga 300 barna sa janë në listën esenciale e marrin mbi 70% të buxhetit, prandaj sipas Ismailit është e domosdoshme rritja e buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ai deklaroi se do të ushtrojnë padi ndaj atyre kompanive që vërtetohet që kanë dëmtuar buxhetin e ministrisë.

Përfaqësuesja e USAID, Miranda Jolicoeur tha se një rëndësi të madhe në transparencën ka shoqëria civile.

Nga instituti Columbus u tha se çmimet e barnave në Kosovë vitet e fundit janë rritur dhe janë shumë më të shtrenjta se sa çmimi real.

U tha se dëmi në buxhetin Ministrisë është milionësh ndërsa ende nuk ka ndonjë iniciativë për të ndryshuar këtë situatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme