VV: Vazhdimi i paraburgimit ridëshmon lidhjen e Kalludrës me Veselin

VV: Vazhdimi i paraburgimit ridëshmon lidhjen e Kalludrës me Veselin

07 dhjetor 2017 17:25

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media ka thënë se vazhdimi i paraburgimit për deputetët e saj po e ridëshmon lidhjen e gjyqtarit Beqir Kalludra me kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

“Në gjyqin politik që po i bëhet deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Donika Kadaj, Albulena Haxhiu; gjyqtari Beqir Kalludra vazhdoi paraburgimin për Albin Kurtin dhe Donika Kadaj derisa nuk ishte në gjendje të urdhërojë sjelljen me detyrim në gjykatë të Kadri Veselit dhe Armend Zemajt në cilësinë e dëshmitarëve. Tashmë, njëanshmëria e këtij gjyqtari të specializuar kundër Vetëvendosjes është edhe më e dukshme. Ai nuk e fsheh anën që mban”, thuhet në komunikatë për media, transmeton Koha.net.

Vetëvendosje thotë se, “Kalludra mundohet ta fshehë vetëm demaskimin e veprimeve të tij. Sot nuk i lejoi as mediat që ta transmetojnë drejtpërdrejtë këtë përndjekje politike”.

“Vazhdimi i paraburgimit për deputetët deri më 20 dhjetor është i papranueshëm, skandaloz dhe shpërfytyrim i drejtësisë. Vendimin për vazhdimin e paraburgimit, Kalludra e mori veç pak pasi e kërcënoi deputeten Albulena Haxhiu me shprehjet: “Ta marr fjalën dhe të dënoj”, duke përmendur me nervozitet edhe kallëzimin penal që e ka ngritur Vetëvendosje ndaj tij”, thuhet në komunikatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme