Pa e përfunduar seancën, Kuvendi cakton mbledhjen e radhës

Pa e përfunduar seancën, Kuvendi cakton mbledhjen e radhës

07 dhjetor 2017 17:09

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, vendosi që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet të enjten, më 14 dhjetor 2017, në orën 10:00.

Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin për ndërmarrjet sociale. Më pas, pritet të shqyrtohen dy raporte të punës për vitin 2016: Raporti i Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Raporti i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksës vjetore për vitin 2018, si dhe formimin e dy komisioneve Ad-hoc: Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb dhe Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia diskutoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.

Në anën tjetër, Kuvendi do të mblidhet edhe të dielën, për të votuar Ligjin për Buxhetin e vitit 2018.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme