Fundi i vitit 2019, afati për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Fundi i vitit 2019, afati për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

07 dhjetor 2017 15:41

Serbia dhe Mali i Zi do të mund të bëhen anëtare të Bashkimit Europian deri në vitin 2025. Kështu parasheh Projekt-Strategjia e Komisionit Europian, raportojnë mediat e Beogradit. Por, më parë, deri më 2023 duhet të mbyllen të gjithë kapitujt negociues dhe të arrihet marrëveshja për normalizim mes Prishtinës e Beogradit deri në fund të vitit 2019, transmeton Koha.net.

Teksti përfundimtar i Projektit të Strategjisë për anëtarësimin e të gjitha vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian pritet të miratohet në shkurt.

Sipas RTS, i cili thotë se ka në dorë Projektin e Strategjisë në formën e tashme, fundi i vitit 2019 parashihet të jetë afati për arritjen e marrëveshjes për normalizim ndërmjet Beogradit e Prishtinës, që për Serbinë paraqet njërin prej kushteve vendimtare për anëtarësim në BE, transmeton Koha.net.

ë rrjedhë të tillë zhvillimesh e ka paralajmëruar edhe përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e Siguri të BE-së, Federica Mogherini, e cila disa herash ka ripërsëritur domosdonë e “hapave cilësorë” në dialogun midis Beogradit e Prishtinës për vitin e ardhshëm, përkatësisht deri në fund të mandatit të tashëm të Komisionit Europian, i cili skadon në fund të vitit 2019.

Jean-Claude Juncker ka thënë se të gjitha vendet e Ballkanit kanë perspektivën në Bashkimin Europian.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme