Thaçi: FSK-ja e gatshme të marrë obligime ndërkombëtare

Thaçi: FSK-ja e gatshme të marrë obligime ndërkombëtare

07 dhjetor 2017 15:11

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, thotë se FSK-ja është e gatshme të marrë obligime ndërkombëtare.

Thaçi duke shkruar për operacionin humanitar të FSK-së në Shqipëri për sanimin e pasojave nga vërshimet, ka thënë se FSK-ja është gjithmonë e gatshme “të përmbushë misionin e saj në Kosovë, por edhe në rajon dhe me gjerë, kudo që kërkohet të ndihmohet”.

“Do të përcjellim nga afër punën e pjesëtarëve të FSK-së në sanimin e dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet në Shqipëri”, ka shkruar Thaçi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme