Arbëri

Rama fton Bashën të bisedojnë për kryeprokurorin e ri

Kryeministri Edi Rama ftoi sërish të enjten kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për t’u ulur në bisedime lidhur me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

“Lulzim Basha mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit, po eja të flasim shqip për Shqipërinë, siç e kemi për detyrë nga ata që na zgjodhën”, shkruan kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”.

Kryeministri Edi Rama i drejtoi edhe dje një ftesë opozitës për t’u ulur në dialog.

“Momenti kur diskutohet për mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm, është sipas meje, momenti i duhur për të diskutuar, jo thjesht daljen nga situata e fundmandatit të prokurorit në detyrë dhe hyrjen në fazën e një mandati të përkohshëm me një prokuror të përkohshëm, po nisjen e një faze të re bashkëpunimi mes qeverisë e opozitës në vigjilje të vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian”, deklaroi dje kryeministri Rama