Arbëri

Ymeri thotë se gjykimi i deputetëve të VV-së shpërfaq Kosovën si skizofrene

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, ka thënë se me gjykimin me deputetëve të VV-së, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiut e Faton Topallit, pushteti po ndëshkon kundërshtuesit e tij.

Sipas Ymerit gjykimi ndaj deputetëve që kanë mbrojtur rendin kushtetues dhe integritetin territorial, është skandaloz dhe shpërfaq Kosovën si skizofrene.

“Në njërën anë Kushtetuesja e shpallë Zajednicën si tërësisht antikushtetuese duke e rrezikuar përmbysjen e rendit kushtetues; njëkohësisht Komisioni shtetëror konstaton zyrtarisht se Marrëveshja për Demarkacion e cenon integritetit territorial të Republikës; e në anën tjetër Gjykata themelore i gjykon deputetët që e mbrojtën rendin kushtetues e integritetin territorial të Republikës” , shkruan Ymeri në Facebook.