Sofje, 7 dhjetor - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në Konferencën rajonale të organizuar nga Qeveria e Bullgarisë dhe Banka Botërore.
Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe për dinamizmin e procesit të integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesë e diskutimeve të liderëve të rajonit me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian ishte edhe kompletimi i rrjetit të rrugëve dhe përmirësimi i infrastrukturës së kalimeve kufitare.
Presidenti Thaçi ka thënë se të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet t’u jepet perspektivë e qartë evropiane dhe BE-ja të ketë qasje gjeostrategjike për rajonin.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të hyjnë në BE në bllok, që të sigurohet paqja dhe bashkëpunimi afatgjatë në rajon”, u shpreh Presidenti Thaçi.
Presidenti Thaçi sot do të zhvillojë një takim bilateral edhe me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, me të cilin do të bisedojë për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
{gallery}