Haxhiu dëshmon se deputetët e VV-së kanë hedhur gaz lotsjellës

Haxhiu dëshmon se deputetët e VV-së kanë hedhur gaz lotsjellës

07 dhjetor 2017 11:43

Në seancën gjyqësore ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje është duke dëshmuar Bekim Haxiu, deputet i PDK-së.

Deputeti Haxhiu është pyetur për ngjarjen që ka ndodhur më 8 tetor të vitit 2015 ku është hedhur gaz lotsjellës.

Haxhiu në dëshminë e tij tha se seanca ka qenë e tensionuar për shkak të situatës politike.

Sipas tij ishte deputeti Albin Kurti ai që fillimisht ka hedhur ujë në drejtim të kryesuesit të seancës që ishte deputeti Xhavit Haliti ku më pastaj është hedhur edhe me vezë dhe me gaz lotsjellës nga ana e deputetëve të opozitës.

“Gazin e ka ndezur në tokë dhe pastaj e ka shkelmuar me këmbë në drejtim të grupit parlamentar të deputetëve të LDK-së. Kjo iu ka dukur pak dhe e ka shqelmuar duke drejtuar drejt pjesës qendrore të grupit parlamentar të PDK-së. Gazi është shpërndarë brenda sallës së Kuvendit” ka thënë Haxhiu gjatë dëshmisë së tij.

Ai ka rrëfyer se kur ka dal jashtë ka parë ambulancën që kishte ardhur t’i marr dy deputetet Flora Brovina dhe Blerta Deliu.

Sipas tij edhe në seancat tjera ka pasur hedhje të gazit lotsjellës dhe ai ka përmendur me emër se të akuzuarit Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli kanë hedhur gaz lotsjellës por edhe deputetët tjerë që nuk janë të akuzuar.

Të akuzuar në këtë proces janë deputetët Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme