Naser Osmanit “nuk i kujtohet” kush e ka hedhur gazin në Kuvend

Naser Osmanit “nuk i kujtohet” kush e ka hedhur gazin në Kuvend

07 dhjetor 2017 10:53

Në seancën gjyqësore, e cila po mbahet ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, ka dëshmuar deputeti i LDK-së, Naser Osmani.

Osmani ka deklaruar se nuk i kujtohet se kush e ka hedhur gazin lotsjellës në seancat e Kuvendit.

"Individualisht s’e di se kush e ka hedhur, nuk më kujtohet, por gazi lotsjellës është hedhur nga opozita", tha ai.

Osmani duke iu përgjigjur pyetjes së Kurtit, ka mohuar se është sulmuar nga deputetët e akuzuar, raporton KP.

Kurti po ashtu e ka akuzuar kryetarin e trupit gjykues, Besim Kalludra se po i bënë trysni dëshmitarit, Naser Osmani, ndërsa kryetari i trupit gjykues, Kalludra tha se është i autorizuar ligjërisht që t'i bëjë pyetje dëshmitarit për të qartësuar situatën.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme