Fillon seanca gjyqësore ndaj deputetëve të VV-së për gazin lotsjellës Foto: Ilustrim

Fillon seanca gjyqësore ndaj deputetëve të VV-së për gazin lotsjellës

07 dhjetor 2017 09:20

Ka filluar seanca ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit dhe Faton Topallit, të akuzuar për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Prezent janë dëshmitarët deputetët Naser Osmani dhe Bekim Haxhiu. Në cilësinë e dëshmitarëve mungojnë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra e ka ndaluar transmetimin e drejtpërdrejt të seancës.

Deputetët e VV-së u arrestuan para dy javësh me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë pasi nuk iu përgjigjën ftesës për paraqitje në gjykatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme