Arbëri

Si ndërhyri Izetbegoviq i BeH-së kur u përmend Kosova në Beograd

Anëtari boshnjak i Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Bakir Izetbegoviq e ka relativizuar sot qëndrimin që e kanë paraqitur kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Dragan Çovoq.

Zyrtari serb nga Bosnja Çoviq në konferencën për shtyp në Beogard tha se Sarajeva lidhur me çështjet e brendshme të Serbisë do të harmonizohet me qëndrimet e Beogradit.

Duke folur për këtë harmonizim, Aleksandar Vuçiq, kryetari i Serbisë, tha se lidhur me Kosovën, Bosnja e Hercegovina do të ketë qëndrim të njëjtë sikur dhe Serbia, gjithnjë derisa Serbia të mos marrë një qëndrim tjetër, transmeton Koha.net.

Vuçiq, sipas gazetës “politika” të Beogradit, shtoi se ky është qëndrim i Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës dhe se nuk bëhet fjalë vetëm për qëndrimin e anëtarit serb të këtij trupi.

Izetbegoviq më pas ndërhyri për fjalët që i tha anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Dragan Çoviq lidhur me harmonizimin politik Sarajevë- Beograd:

"Politikën ndërkombëtare do ta udhëheqin këta tre burra (anëtarë të Kryesisë së B e H-së) dhe ajo do të zhvillohet në Sarajevë . Natyrisht se ne do të marrim para sysh qëndrimet e vendeve fqinje, sepse jetojmë me Serbinë, jetojmë me Kroacinë ashtu si jetojmë edhe me BE-në nga kemi marrë detyrime për procesin e integrimit. Por, qëndrimi imi është se politika e jashtme zhvillohet në Bosnjë e Hercegovinë dhe unë e kam lutur Çoviqin që këtë ta paraqesë si qëndrim të vetin dhe jo si qëndrim të Presidencës”.

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk mbeti indiferent ndaj këtyre fjalëve dhe u përgjigj me dykuptimësinë e tij tashmë të njohur:

"Ja, kështu po iu duket të gjithëve. Unë e kam cituar atë që e kam dëgjuar gjatë bisedave zyrtare, por kështu po duket të jetë edhe rreth Kosovës", ka thënë Vuçiq.

Mediet serbe që kanë raportuar nga kjo ngjarje nuk kanë ngurruar ta quajnë skandal ndërhyrjen e Izetbegoviqit.