Arbëri

Delawie: Kosova s’ka humbur tokë, Komisioni Bulliqi përmban gjepura

Descriptive Text

Komisioni i ngarkuar nga kryeministri Haradinaj dhe i drejtuar nga Shpejtim Bulliqi përdori “gjepura dhe shprehje latine për të fshehur përfundimin” ndonëse nuk u pëlqente përgjigja sepse rrjedhimisht i çonte te e njëjta përgjigje si e komisionit paraprak. Kështu e vlerësoi ambasadori amerikan, Greg Delawie, raportin e prezantuar dje për demarkimin e kufijve me Malin e Zi.

Sipas tij, duhet të kalohet marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015 dhe njerëzit nuk duhet të bazohen në lajme të rrejshme apo sqarime imagjinare të realiteteve alternative.

“Në thelb ata thanë: “shihni, nëse i shikoni regjistrat kadastralë, na e merr mendja që ndoshta vini në të njëjtën përgjigje si komisioni i mëparshëm”, por qartazi atyre nuk iu pëlqeu kjo përgjigje. Prandaj, përdorën gjithë ato gjepura dhe shprehje latine në përpjekje për të fshehur... ... gjepuradhe shprehje latine për ta fshehur atë përfundim. Shikoni, e kuptoj që njerëzit kanë opinione të forta për këtë çështje. E kuptoj se nganjëherë të gjithë do të donim që historia të kishte qenë pak më ndryshe, por mendoj se është me rëndësi të përballemi me shumicën e çështjeve në mënyrë realiste. E realiteti këtu është se kjo është çështje shumë e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës. Unë dëshiroj që Kosova të ketë mundësi ta fitojë liberalizimin e vizave. BE-ja e ka bërë të qartë se çka duhet të bëhet për këtë çështje. Kjo marrëveshje për kufirin është njëra ndër çështjet më të rëndësishme, dhe mendoj se është e qartë që përgjigja për Kosovën, për Kuvendin e Kosovës – tash që kjo çështje është në Kuvend – është se duhet të kalohet marrëveshja për shënimin e kufirit ashtu siç është. Nuk mendoj se njerëzit duhet të bazohen në lajme të rrejshme apo sqarime imagjinare të realiteteve alternative për tu marrë me çështjet e rëndësishme që ndikojnë në të ardhmen e dy milionë kosovarëve dhe mundësitë e tyre për të udhëtuar më lirshëm nëpër Evropë. Veçanërisht kur përgjigja e drejtë është para jush dhe ka qenë aty gjithë kohën”, ka thënë Delawie.

Ai rithekson se qëndrimi amerikan nuk ndryshon.

“Ne kemi thënë në vitin 2015 se marrëveshja për shënimin e kufirit e asaj kohe ka caktuar vijën ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi që ka qenë aty prej vitit 1974, se sipas ekspertëve të Departamentit të Shtetit e kanë bërë këtë në mënyrë korrekte dhe ne e kemi mbështetur atë marrëveshje. Pra, mendoj se është me rëndësi të kuptohet kjo. Arsyeja pse viti 1974 është i rëndësishëm është sepse kjo ishte koha kur kushtetuta e Kosovës thoshte se territori i Kosovës përbëhet nga territori i komunave të Kosovës. E natyrisht, komunat bazohen në regjistrat kadastralë të komunave. Tani, mendoj se ky grupi i ri në thelb e ka miratuar këtë ide, edhe pse ndoshta paqëllimshëm”, tha ai.

Delawie konsideron se nuk duhet humbur kohë, veçanërisht sic thotë ai, “kur përgjigja e drejtë është para jush dhe ka qenë aty gjithë kohën”.