Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Basha: Republika jonë e re do të jetë e dinjitetit të njerëzve

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha ka theksuar se sonte në Sheshin e Lirisë, ishin jetimët, të verbëritë, paraplegjikët dhe qytetarë të tjerë më aftësi të kufizuara.

“Kadri Aliaj, Ali Muka, Sajmir Rrahmani, Vilson Hoxha e të tjerë ngritën zërin për padrejtësinë që iu është bërë gjatë katër viteve të fundit: mungesën e mbështetjes financiare dhe sociale, përjashtimin nga shërbime shtetërore dhe heqjen e asistencës për qindra e mijëra qytetarë të kësaj kategorie”, tha Basha, transmeton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai vlerësoi se vetëm një qeverisje që del nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme mund të jetë e drejtë dhe e ndershme me të gjithë qytetarët e saj.

“Republika jonë e re do të jetë republika e dinjitetit të njerëzve, e cila do t’u japë vëmendje dhe mbështetje të veçantë njerëzve më të pambrojtur dhe që kanë më shumë nevojë për mbështetjen shoqërore”, tha ai.