Arbëri

Surroi: Tri gjërat që nuk do të ndodhin me demarkacionin

Veton Surroi, shkrimtar e publicist, në profilin e vet të Facebookut ka paraparë tri gjëra që nuk do të ndodhin me Marrëveshjen e Demarkacionit Kosovë- Mal i Zi.

Sipas Surroit, duke mos u miratuar kjo marrëveshje, do të vazhdojë thellimi krizës politike e vitit 2015 dhe në këtë kontekst edhe e njëjta rrugë qorre.

Ky është postim i Surroit në Facebook:

Një rrugë qorre dhe tri gjëra që nuk do të ndodhin me Demarkacionin

1. Ligji për Demarkacionin nuk ka përkrahje të mjaftueshme politike për të kaluar në Kuvend

2. Kuvendi nuk do të aprovojë ndonjë propozim të ri për Demarkacion nga ana e Qeverisë për arsye të thjeshtë se Qeveria nuk ka dhënë ndonjë propozim të ri (Raporti i Komisionit të Qeverisë Haradinaj nuk është propozim, është kritikë e Komisionit paraprak)

3. Marrëveshja për Demarkacion nuk do të hyjë në arbitrazh sepse për këtë nevojitet pajtimi i Malit të Zi, e Mali i Zi nuk ka kurrfarë arsye për të pranuar

Kriza politike e vitit 2015 vetëm sa thellohet.

Si atëherë, ashtu edhe tash, vazhdon sjellja e njëjtë e rrugës qorre: shpërfillja e mekanizmave të marrëveshjes politike mes pushtetit dhe opozitës për të gjetur një rrugëdalje.