Arbëri

Mustafa takon bashkëatdhetarët në Sarajevë

Kryeministri Isa Mustafa gjatë vizitës në Sarajevë është takuar me bashkëatdhetarë që jetojnë dhe punojnë në Bosnje e Hercegovinë.

Mustafa, i cili po merr pjesë në Samitin e kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkë me ta ka vizituar edhe Çarshinë dhe bizneset e shqiptarëve.

Ai ka premtuar përkrahje më të madhe të Qeverisë për diasporën për të cilën thotë se Kosova është shumë me fat që e ka.


Ky është postimi i Mustafës në Facebook:

Gjatë qëndrimit në Sarajevë, vizitova sot shoqatën e bashkatdhetarëve tanë, ku zhvillova biseda shumë të këndshme me qytetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Shkëmbyem pikëpamjet tona për punën, angazhimet, rezultatet dhe shqetësimet e tyre, si dhe për nevojën që sa më parë qytetarët e Kosovës dhe të Bosnjës të lëvizin lirshëm dhe pa ngarkesat e paarsyeshme që ekzistojnë aktualisht.

Së bashku me bashkëkombësit tanë në Sarajevë, vizituam edhe Çarshinë si dhe disa prej bizneseve të vogla që ofrojnë shërbime dhe ushqime me kualitet shumë të lartë duke bërë emër shumë të mirë në Sarajevë.

Diaspora jonë kudo në botë, përfshirë komunitetin tonë në Sarajevë, është një pasuri shumë e çmueshme për Kosovën, për të cilën Qeveria e Republikës së Kosovës do të rris edhe më tej përkrahjen dhe format e bashkëpunimit të afërt.

Për Kosovën është fat i madh që e ka një Mërgatë të tillë.

Respekt i gjithanshëm!