Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV do të votojë kundër buxhetit të vitit 2018

Lëvizja Vetëvendosje do të votojë kundër Projektligjit për Buxhetin për vitin 2018, për shkak se sipas tyre, draft-buxheti për buxhetin e këtij viti, nuk ka asnjë ndryshim ndaj atij paraprak.

“Lëvizja Vetëvendosje është kundër këtij lloj buxhetimi, është kundër këtij projeksioneve mashtruese sa i përket zhvillimeve ekonomike në vend dhe mendojmë se përfundimisht duhet të ndalet kjo logjikë qeverisëse që po e dëmton rëndë potencialin ekomomik”, tha deputeti i VV-së, Visar Ymeri, raporton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Edhe në vitin e kaluar në prezantimin e draft-buxhetit flitej me optimizëm për rritje ekonomike dhe promovohej me të madhe buxheti 2 miliardësh. E më vonë është korrigjuar deri diku kjo papërgjegjshmëri e qeverisjes së kaluar”, shtoi Ymeri.

Sipas Ymerit, të hyrat e parashikuara janë të fryra dhe joreale, kurse shpenzimet pritet të mbulohen nga borxhet.

“Deficiti buxhetor në vitin e kaluar ishte 300 milionë euro, ndërkohë që në këtë buxhet është 277 milionë euro”, tha Ymeri.

E gjithë rritja e projektuar, sipas Ymerit, është në tatimin në vlerë të shtuar të grumbulluar nga Dogana dhe detyrimet doganore me çka edhe më tej rritet varësia buxhetore nga importi i mallrave.