Haradinaj shkarkon një zëvendësministër, emëron 4 të tjerë Foto: Koha / ilustrim

Haradinaj shkarkon një zëvendësministër, emëron 4 të tjerë

05 dhjetor 2017 10:07

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marr vendimin për shkarkimin e zëvendësministrit të Zhvillimit Ekonomik, Fatir Berzati.

Vendimin për shkarkimin e tij, kryeministri Haradinaj e ka marr gjatë ditës së djeshme.

Derisa nuk dihet arsyeja e këtij shkarkimi, Haradinaj ka emëruar 4 zëvendësministra të tjerë.

Sipas vendimeve të nënshkruara të cilat i ka parë KosovaPress, Hamza Balje është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Ndërsa, Naim Qelaj është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë, Musa Cena zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Fehmi Mujota zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës.

Komentet

Edhe une po du05/12/2017 15:45

Hajt ku je bre Ramush... Per qeverin e kaluar u ankojshe, e tash i ke tejkalu Kina me 1,6 miliard banore ka 15 Ministri-ni kallabllak zevendesa, keshilltere Kosova me 1,8 milion banore ka me 21 Ministri-ka nje zevendes, ka nje keshilltare

Shto koment

Të ngjashme