Arbëri

Ushtria në Shqipëri do të ndërtojë 60 ura të shkatërruara nga vërshimet

Ndërtimi i urës në Darzezë u arrit në një kohë rekord dhe tashmë pritet nisja e ndërtimit të 60-të urave të tjera për të lidhur zonat e izoluara me fshatrat e tjerë dhe qendra e qytetit.

Këta tha, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila ishte në Darzezë ditën e hënë ku falënderoi dhe shprehur mirënjohjen e saj për punën e palodhshme të Forcave të Armatosura.

Ajo shtoi se pas urës së Darzezës do të ndërtohen dhe 60 ura të tjera.

Duke kujtuar faktin se sot është 105 vjetori i krijimit të FA, Xhaçka tha se pjesëtarët e ushtrisë që duhet të ishin duke festuar apo kujtuar këtë ditë të rëndësishme sot janë në misione nëpër bote, ose janë pranë qytetarëve të cilët janë në nevojë për shkak të përmbytjeve.

“Sot duhet të ishte një ditë kujtimi dhe pse jo festive për Forcat e Armatosura. Është 105 vjetori i krijimit të kësaj ushtrie, por për shkak të përmbytjeve dhe reshjeve apo misioneve të shumtë ku është angazhuar FA, pjesëtarët e FA nuk janë duke festuar, por disa prej tyre janë në Afganistan, disa në Letoni, Mali..etj. Por ka dhe nga ata që sot janë këtu e që për net me radhë duke ndenjur pa gjumë i janë gjendur qytetarëve shqiptarë në momentet e vështira të përmbytjeve”, tha Xhaçka.

“Kjo FA ka ndërtuar në një kohë rekord urën e Darzezës. Falenderime dhe mirënjohje pa fund për FA. Fjalët e mija nuk do arrijnë kurrë të shprehin mirënjohjen dhe vlerësimin që meriton puna e FA. Ura e ndërtuar është rezistent për kalimin e automjeteve.”, theksoi Ministrja e Mbrojtjes.