Arbëri

Haradinaj takon biznesmenë nga Izraeli: Kosova, treg i mundësive të mëdha

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sonte disa biznesmenë nga Izraeli, të cilët, siç njofton kryeministri, biznesin e tyre dëshirojnë ta zgjerojnë edhe në Kosovë.

“Sonte takova një delegacion të biznesit nga Izraeli, të cilët depërtimin e tyre të suksesshëm afarist në tërë botën dëshirojnë ta zgjerojnë edhe në tregun e Kosovës. Ishte një bashkëbisedim interesant për identifikimin e fushave investive, të cilat do të ishin në interes të Kosovës, por njëkohësisht që bien edhe në domenin e kompanisë izraelite. Kosova është treg i mundësive të mëdha nga e gjithë bota, aq më shumë nga shtetet mike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.