Arbëri

Rama thotë se kaloi faza e emergjencës në zonat e përmbytura të Shqipërisë

Faza e emergjencës kaloi, duke shënuar dëme shumë herë më të vogla se disa vjet më parë.

Kryeministri Edi Rama shkruan në facebook se lumi Seman tashmë është i tërhequr në shtratin e tij.

Sipas kreut të qeverisë faza e emergjencave kaloi duke shënuar dëme shumë herë më të vogla se disa vjet më parë.

Rama deklaron se gatishmëria dhe angazhimi maksimal vijojnë për rimëkëmbjen e çdo zone dhe çdo familje të prekur prej motit të tërbuar të tre ditëve të shkuara.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje spektakolare nga lumi Seman, i tërhequr tanimë në shtratin e tij, ju uroj një fillim jave të mbarë”. Faza e emergjencës kaloi, duke shënuar dëme shumë herë më të vogla se disa vjet më parë; gatishmëria dhe angazhimi maksimal vijojnë për rimëkëmbjen e çdo zone dhe çdo familje të prekur prej motit të tërbuar të tre ditëve të shkuara”, shkruan Rama.