Dyshimet e LVV-së në Haradinajn

Dyshimet e LVV-së në Haradinajn

04 dhjetor 2017 07:13

Lëvizja Vetëvendosje është grupi më i madh parlamentar, me 32 deputetë.

Deputetja e këtij subjekti, Albulena Haxhiu, ka thënë se ata e kanë bërë të ditur qysh në shtatorin e vitit 2016 se cila do të ishte zgjidhja sa i përket marrëveshjes aktuale të demarkacionit, shkruan sot Koha Ditore.

“Së pari është dashur që kryeministri Haradinaj të tërhiqet nga marrëveshja aktuale, dhe pastaj do të mundë të angazhonim ekspertët më të mirë për demarkim. Ne jemi të bindur që komisioni aktual në krye me Shpejtim Bulliqin, edhe njëherë do të vërtetojë humbjen e territorit. Pra, ne presim raportin përfundimtar të këtij komisioni”, ka thënë Haxhiu.

Në kundërshtim të Marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, opozita e kaluar kishte hedhur gaz lotsjellës brenda Kuvendit dhe pati organizuar protesta.

Në anën tjetër, Mali i Zi ka përjashtuar çdo mundësi që marrëveshja të rinegociohet. (Detajet tjera mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme