Arbëri

Ushtria nis ndërtimin e urës së përkohshme në Darzezë

Descriptive Text

Forcat e Armatosura shqiptare kanë nisur ndërtimin e përkohshëm të urës që lidh fshatin Darzezë me Fierin.

“Pas dëmtimit të urës, po ndërtohet një kalim provizor ndërsa ka nisur transporti i banorëve përmes motobarkave nga njëra anë e fshatit në tjetrën”, thuhet në njoftim.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë njofton se Forcat e Armatosura po japin ndihmë nga toka dhe nga uji për banorët e Darzezës.

Image