Arbëri

Raport i KTV-së për “Konferencën e Shtatë Gjyqësore”

Për arritjet, sfidat e propozimet për zgjidhje të tyre kanë diskutuar drejtues të institucioneve të drejtësisë në vend e zyrtarë të lartë të shtetit.

Presidenti Hashim Thaçi, në punimet e “Konferencës së Shtatë Gjyqësore” tha të ketë ofruar përkrahjen e tij, për luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, sikur deklaroi edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, raporton KTV.

I pranishëm në këtë ngjarje, ka qenë edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delaewie, që pavarësisht se e vlerësoi si arritje integrimin e gjyqësorit në veri, tha se ka ende punë për tu bërë.

Derisa kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, para të pranishmëve foli për rritje të efikasitetit në zgjidhjen e lëndëve, e si sukses përmendi integrimin e gjyqësorit në veri.

Për largimin të misionit të EULEX-it, dhe nevojën që Kosova vet ti menaxhojë sistemin e drejtësisë, ka folur kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci.

Por, më kritik ka qenë ushtruesi i detyrës së shefit të zyrës së BE-së në Kosovë, Ricardo Seri.

Sipas tij, ndikimet politike dhe korrupsioni brenda sistemit, po cenojnë pavarësinë e gjyqësorit.

Konferenca e përvitshme, përkrahet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë.