Edhe Haradinaj i ofron Shqipërisë ndihmën e FSK-së pas përmbytjeve

Edhe Haradinaj i ofron Shqipërisë ndihmën e FSK-së pas përmbytjeve

02 dhjetor 2017 17:42

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka ofruar ndihmë shtetit shqiptar pas vërshimeve shkatërruese të ditëve të fundit që ndodhën në vend.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë t’i ketë ofruar Shqipërisë ndihmën e gjithanshme të institucioneve të Kosovës pas përmbytjeve nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë Shqipërinë.

“E udhëzova Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar dhe banorëve të zonave të përmbytura”, ka shkruar ai.

Më herët gjatë ditës, edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një bisedë telefonike me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të ndihmojë rreth vërshimeve në shtetin shqiptar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme