Kurti e Kadaj mbesin në paraburgim, seanca vazhdon të enjten

Kurti e Kadaj mbesin në paraburgim, seanca vazhdon të enjten

01 dhjetor 2017 17:01

Kryetari i Trupit Gjykues në procesin gjyqësor kundër katër deputetëve të Vetëvendosjes, Beqir Kalludra, duke përfunduar seancën e sotme gjyqësore ka njoftuar se trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e palëve mbrojtëse, duke mbetur në fuqi aktvendimi për caktimin e masës së paraburgimit për deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi.

Kalludra tha se ndaj këtij aktvendimi është përgatitur ankesë por lënda ende nuk është dërguar në Gjykatën e Apelit.

Të akuzuar në këtë rast janë edhe deputetët tjerë të VV-së, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu të cilët mbrohen në liri.

Seanca gjyqësore do të vazhdojë më 7 dhjetor, duke filluar nga ora 09:00.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Agim Krasniqi04/12/2017 12:14

Kriminelet ordiner nuk prrgjigjen para ligjit sepse jane te mbrojtur nga "miqet tane ".Por ka me ardhe kiha qe ka me pas kush t'ju thot edhe atyre mhaft mo se tepruat,e qe t'ju vi rradha jriminelve qe e sollen Kosoven ne kete deregje te mjerr te dalin para organeve gjyqesore te pavarura.

Shto koment

Të ngjashme