Serbia dhe Bosnja pengesë për integrimin e Kosovës në Zonën Ekonomike Rajonale

Serbia dhe Bosnja pengesë për integrimin e Kosovës në Zonën Ekonomike Rajonale

01 dhjetor 2017 15:45

Prishtinë, 1 dhjetor - Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, mori pjesë sot në Tryezën "Zona Ekonomike Rajonale e Ballkanit Perëndimor: implikimet më të gjëra tregtare dhe sfida në zbatim për Kosovën", që u mbajt në Prishtinë, organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Në hapje të kësaj tryeze, ministri Beqaj ka folur për vështirësitë e ndërmarrjeve kosovare për të plasuar produktet e tyre në tregun rajonal për shkak të pengesave politike nga shtetet si Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Integrimi ekonomik rajonal bëhet mes shteteve që i kanë të qarta raportet politike dhe kanë interesa ekonomike të ndërsjella. Problemet politike me Serbinë dhe Bosnjën e pengojnë integrimin e Kosovës në Zonën Ekonomike Rajonale”, tha ministri Beqaj.

Ai po ashtu ka theksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi ekonomik i Kosovës me aleatët ndërkombëtarë dhe në veçanti me BE-në.

“Kosova në aspektin ekonomik duhet të bashkëpunojë fuqishëm me të gjithë aleatët ndërkombëtarë, posaçërisht me BE-në, për të ngritur kapacitetet konkurruese të ekonomisë sonë”, shtoi ministri Beqaj.

Ai po ashtu ka theksuar edhe nevojën e ndërmarrjeve kosovare për treg dhe për të lëvizur në tregun e jashtëm, por ka shprehur shqetësimin e mungesës së lëvizjes së lirë, gjë e cila është vështirë të bëhet për shkak të pengesave politike nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme