Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj vlerëson rolin e Odës së Avokatëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Odës së Avokatëve të Kosovës, të prirë nga kryetari, Osman Havolli dhe Kujtim Kërveshi, avokat.

Gjatë takimit, ai tha e Qeveria e është e përkushtuar në avancimin e agjendës legjislative dhe do të jetë përkrahëse në iniciativat e Odës së Avokatëve të Kosovës, njofton kumtesa transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai e vlerësoi rolin e Odës së Avokatëve të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë për bashkëpunim me Odën e Avokatëve dhe për përfshirjen e saj në hartimin dhe shqyrtimin e draft ligjeve të cilat e prekin drejtpërdrejtë sistemin e drejtësisë, por edhe në fushat tjera që ndërlidhen me avokatinë.

Havolli, tha se e mirëpret gatishmërinë e kryeministrit Haradinaj për mbështetjen e ofruar dhe për mundësinë e përfshirjes së Odës së Avokatëve direkt në hartimin e draft ligjeve që ndërlidhen me këtë fushë.