Haziri: Pacolli po bën “sallta” – Haradinaj prapa manipulimeve në Istog

Haziri: Pacolli po bën “sallta” – Haradinaj prapa manipulimeve në Istog

30 nëntor 2017 23:35

Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së, thotë se kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli është duke bërë “sallta” në politikë.

Kryetari i Gjilanit e lidhi këtë deklaratë në Interaktiv të KTV-së pas koalicioneve të ndryshme të AKR-së në pak muaj në skenën politike. Kjo parti kishte hyrë në Kuvend në koalicion me LDK-në, ndërsa më pas arriti marrëveshje me PDK-në, AAK-në e Nismën për qeverisje. Në zgjedhjet lokale ajo hyri në koalicion me Vetëvendosjen për fitoren në Prishtinë ndaj LDK-së.

“Kemi dalë si partia e parë në vend. Kemi marrë rezultate pozitive në shumë komuna. Rikthimi i madh i Vushtrrisë e kthesë të madhe në Prishtinë përkundër koalicionit VV-AKR. Kjo është ‘sallta’ e dytë e Pacollit në pak muaj”, ka thënë ai.

Sipas Hazirit, qeveria Haradinaj është prapa manipulimit të votave me kusht dhe me postë në balotazhin e Istogut që e përmbysën rezultatin e raundit të parë duke i dhënë fitoren Gani Dreshajt të AAK-së ndaj Haki Rugovës të LDK-së. Në këtë komunë nga PZAP është vendosur të ketë rivotim.

“Votat me postë edhe me kusht janë të korruptuara, të njollosura e të manipuluara shumë keq. Prapa kësaj është qeveria Haradinaj, duke e pas parasysh afërsinë që kanë me kandidatin e Istogut”, ka shtuar Haziri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Ernest Tushi01/12/2017 09:54

Vota është votë , edhe me postë po edhe me kusht o Lutfi Haziri !! Sa ma shpejt ta kuptosh aq ma shpejt ki me ju dhënë vërejtje me vetëkritik partisë tande se nuk keni funksionu siç duhet . Përvjelni mangët dhe punoni e përgadituni në zgjedhjet e ardhshme të rregullta që të konkurroni me nji kualitet tjetër politik. Mos u bëni pengues i zhvillimeve dhe oportunist, po përgadituni më mirë . Kështu ja doni të mirën vendit dhe popullit !!

Shto koment

Të ngjashme