Pacolli i ofron hise Serbisë në vendimmarrje në Kosovë

Pacolli i ofron hise Serbisë në vendimmarrje në Kosovë

01 dhjetor 2017 07:34

Qeveria e Kosovës nuk është distancuar nga oferta që zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli i ka bërë kryediplomatit serb, Ivica Daçiq, për të vendosur bashkërisht që Mitrovica Veriore të bëhet zonë e lirë tregtare.

Nga jashtë Qeverisë, deklarata është cilësuar si shumë e rrezikshme, shkruan sot Koha Ditore.

Pacolli, i cili është edhe ministër i Punëve të Jashtme, ndodhet në Washington.

Një ditë më parë, politikani miliarder i Kosovës atje ka folur në konferencën e Këshillit të Atlantikut me temën “Po vjen stuhia? Formësimi i së ardhmes së Ballkanit në epokën e pasigurisë”. Gjatë fjalimit ka shtruar nevojën që të zvogëlohet burokracia, të forcohet ndërmarrësia private dhe të sillen lojtarët globalë në rajon... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Agim Krasniqi01/12/2017 09:50

Pacolli eshte keqja me e madhe per kombin shqiptarAi nuk eshte as shqiptar,por manipulon me kinese te qenurit shqiptar.Ky eshte njriu te cilit ne rend te pare duhet verifikuar prejardhjen e pasurisemsepse kur ka leshuar Kosoven(ku me dit se cvar soji eshte,cfar perzimje)ka dal me tesha te shkyera e asgje tjeter.Sot eshte ne gjendje me e shit Kosoven per interesat e vete.Qeveria duhet te bjen sa me urgjent ,ta largojme kete garniture politikanesh kriminela.

Shto koment

Të ngjashme