Darmanoviq për Arbitrazhin: Qëndrimi i Haradinajt nuk paraqet realitetin aktual

30 nëntor 2017 20:42

Mundësia për çuarjen e cështjes së demarkacionit me Malin e Zi në Arbitrazh duket se po zbehet.

Kjo ngase ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq e bëri të qartë në Rubikon të KTV-së se shteti malazez nuk e përkrah një gjë veprim të tillë duke qenë se tashmë e kanë ratifikuar marrëveshjen dhe e mbështesin atë.

“Ne këtë e kemi zgjidhur, kështu që nuk them se kemi nevojë për këtë e për arbitrazh gjithmonë nevojiten dy e në këtë rast nga ana jonë mendojmë se nuk është rruga që duhet shkuar, rruga është t’i përmbahemi marrëveshjes së nënshkruar”, ka thënë ai.

Darmanoviq tha se qëndrimi i kryeministrit Haradinaj nuk paraqet realitetin aktual.

“Nuk kam asgjë kundër këtij qëndrimi, meqë është qëndrim i kryeministrit të një vendi, por nuk është qëndrim i Malit të Zi, e në arbitrazh duhet të shkojnë dy subjekte, e jo një, kështu që mendoj se ky qëndrim nuk e paraqet realitetin aktual. Nuk mundem në asnjë mënyrë të përzihem në vendimet e institucioneve në Kosovë, ai është shtet sovran kështu që me çfarë shpejtësie kjo çështje do të përfundojë, kjo është çështje e institucioneve kosovare", përfundoi Darmanoviq.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme