Arbëri

Delawie: Qytetarët kanë të drejtë për qasje në informatat e nevojshme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se Qeveria po rrit transparencën që është parakusht për luftimin e korrupsionit dhe u ndihmon qytetarëve për t’i parë direkt të drejtat e tyre.

Ai këto komente i bëri me rastin se lansimit të bazës së dhënave të Gazetës Zyrtare dhe aplikacionin mobil nga USAID në partneritet me Zyrën e Kryeministrit.

Ambasadori amerikan në Kosovës, Greg Delawie, tha se gazeta zyrtare është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të bërë qeverinë e Kosovës më transparente para popullit, transmeton kp.

“Më duhet të pranoj që gazeta zyrtare është ndër është ndër më të parapëlqyerat. Baza e të dhënave nuk kanë të bëjë vetëm me teknologjinë. Ato i lidhin njerëzit me informata dhe pak gjëra në këtë botë janë më të fuqishme se publiku i njoftuar mirë. Andaj duket shumë e përshtatshme që jemi bashkë disa ditë para fillimit zyrtar të javës kundër korrupsionit”, ka thënë diplomati amerikan.

Për më tepër, ai ka thënë se qytetarët kanë të drejtë për të pasur qasje në informatat e nevojshme.

“I konsideroj këto përpjekje si thelbësore për zvogëlimin e pengesave ndërmjet qeverisë dhe popullit për të cilin punon qeveria, duke nxitur kulturën e transparencës dhe llogaridhënëse. Tash që gazeta zyrtare është përditësuar, qasja në të mundësohet prej telefonave dhe tabletave me një prekje të vetme. Sa më shumë që e demokratizojmë informatat, aq më shumë sigurojmë që ato janë të lira”, ka thënë Delawie.

Diplomati amerikan ka folur edhe për rëndësinë e zhvillimit të Kosovës përmes rritjes së sektorit privat dhe tërheqjen e investitorëve të huaj