Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim, ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës, Gerrie Willems, me të cilën ka diskutuar për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve, me theks të veçantë, përkrahjen e procesit integrues të Kosovës, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Kosova ka prioritet të parë procesin integrues, ky proces ka konsensus nacional, duke zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, andaj, theksoi Ministrja Hoxha, përkrahja që na vije nga vendi mik, Holanda, është e mirëseardhur për shtetin tonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne kemi nevojë për përkrahjen e sinqertë sikur që deri më tani ka bërë Mbretëria e Holandës, për procesin integrues euro-atlantik, me ekspertë dhe përvoja të cilat lehtësojnë këtë proces, duke siguruar zbatimin e MSA-së. Kapitujt e agjendës evropiane përfshijnë fuqizimin e sundimit të ligjit, qeverisjen, demokratizimin, zhvillimin ekonomik, fusha që vendi mik Holanda ka përvoja të jashtëzakonshme” ka theksuar ministrja Hoxha .
Ndërsa Ambasadorja Willems theksoi se zbatimi i reformave të përcaktuara në MSA dhe ERA, do të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës dhe në ecjen përpara të Kosovës në agjendën evropiane, duke qenë instrumente kryesore dhe udhërrëfyese thelbësore për zhvillimin e Kosovës dhe për progresin e saj në rrugëtimin drejt Evropës.
Ambasadorja Willems, ritheksoi se ofron mbështetje të plotë të vendit të saj, në këtë proces integrues, duke theksuar se Mbretëria e Holandës mbetet përkrahëse e fuqishme e progresit në procesin integrues të Kosovës.