Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot vazhdon seanca e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës vazhdon edhe sot seancën plenare, ku ndër të tjera do të shqyrtohet raporti vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016 dhe raporti vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016, transmeton kp.

Gjatë kësaj seance do të diskutohet edhe rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe raporti vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu si pikë e rendit të ditës është formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb, formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa, zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe zgjedhja e dy anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.