Katër vite e gjysmë kohë i nevojitet mesatarisht Gjykatës Themelore në Prishtinë që të zgjedhë një rast civil. Më shumë se gjysma e vendimeve të kësaj gjykate ankimohen në Gjykatën e Apelit, si instancë ankimore kundër vendimit të Gjykatës Themelore. Mesatarisht duhet të kalojnë tri vite që apeli ta trajtojë këtë rast, shkruan sot Koha Ditore.
Në 62 për qind të “dënimeve” të shkallës se parë, Apeli konstaton se Gjykata Themelore gabimisht ka vlerësuar provat dhe ka nxjerrë vendim të gabuar kësisoj e prish aktgjykimin dhe lenden e kthen në rigjykim. Lënda sërish do të qëndrojë kohë të gjatë në gjykatë për tu zgjidhur për të dytën herë. Këto janë të gjeturat e Raportit të Zyrës Kombëtare të Auditorit (ZKA) që ka të bëjë me Efikasitetin e menaxhimit të lëndëve civile në Gjykatat Themelore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Shkrimin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.