Arbëri

Në dhjetor e janar parashihen takime Thaçi – Vuçiq

Sipas asaj që merr vesh jo zyrtarisht gazeta “danas” e Beogradit, është e mundur që kryetari i Kosovës Hashimi Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq të takohen gjatë dhjetorit në Bruksel.

Po ashtu, siç bëhet me dije,ata pritet që të takohen edhe pas festave të Vitit të Ri, ndërsa faza e ardhshme e bisedave Prishtinë – Beograd do të fillojë në pranverë, transmeton Koha.net.

"Mu për shkak të fazës së ardhshme, e cila konsiderohet më e rëndësishmja, Vuçiq dëshiron që dialogu i brendshëm në Serbi për Kosovën të përfundojë deri në muajin mars”, kanë thënë burime të kësaj gazete.