Arbëri

Shahini thotë shqiptarët duhet të bashkojnë forcat për të zhvilluar arsimin

Shkalla e analfabetizimit dallon në shifra mes Kosovës, Shqipërisë e shqiptarëve në Maqedoni.

Për këtë, Besa Shahini zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit në Shqipëri në Rubikon të KTV-së theksoi se për këtë duhet të bashkohen forcat e të gjithë shqiptarëve në rajon për të çuar përpara zhvillimin e arsimit.

Sipas saj, rikonfirmimi i bashkëpunimit politik ishte e domosdoshme, qoftë kjo edhe përmes mbledhjeve.

“Nuk është arritje e madhe që të takohen Haradinaj me Ramën, por rikonfirmimi politik është i domosdoshëm”, ka thënë ajo. “Libri historisë është shumë me rëndësi. Në Kosovë ka libra tjerë, në Shqipëri ka tjerë. Nuk ka marrëveshje të veçantë për libra të historisë”.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ritheksoi se bashkëpunimi është në rrugë të mirë dhe do të zhvillohet tutje.

Përball tij, avokati Besnik Berisha përmendi diplomat, për të cilat tha se nuk është e rëndësishme të njihen në Shqipëri, po në vende më të zhvilluara evropiane.

“Mos të tingëllojmë këtu që jemi kundër bashkëpunimit, duhet të bashkëpunohet, por nuk e konsideroj të domosdoshme bashkëpunimin përmes këtyre mbledhjeve”, ka thënë Berisha.

“Nuk është veç ministria e Arsimit, unë shoh shembull problem mospranimin e diplomave”, ka thënë ai.