Arbëri

Miliq: Tregimi i ardhshëm i rusëve do të jetë veriu i Kosovës

Drejtoresha e Qendrës për studime euroatlantike në Beograd (Centar za evroatlantske studije - CEAS) Jelena Miliq ka deklaruar për Zërin Amerikës në gjuhën serbe se rrethanat e ndryshuara gjeopolitike po reflektohen edhe në Ballkanin Perëndimor, transmeton Koha.net.

"Kemi parë çfarë bëjnë rusët në Maqedoni, çfarë po bëjnë ende në Mal të Zi. Frikohem se veriu i Kosovës do të jetë rrëfimi tjetër dhe se ndaj tij duhet pasur kujdes”, ka thënë ajo.