Arbëri

Vetëvendosje, me homazhe shënon 28 Nëntorin

Descriptive Text

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në ditën e 28 Nëntorit kanë qëndruar në Prekaz dhe Llaushë të Drenicës.

Po ashtu ata kanë bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, ku Ismajl Kurteshi, deputet i kësaj partie, ka thënë se përkulja para dëshmorëve të jep energji dhe vullnet që të punohet për interes të këtij vendi.

Nderime kanë bërë edhe te shtatorja e Ismail Qemalit në oborrin e Qeverisë së Kosovës, te pllaka e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, e te busti i Isa Kastratit në Velani.

Zyrtarë të VV-së bënë homazhe edhe te varret e Astrit e Arbnor Deharit në fshatin Zllatar të Prishtinës.

Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se Arbnori e Astriti pa u ndal asnjëherë kërkonin vetëm përparimin e shtetit të Kosovës.

Ajo ka shtuar se nuk do të ndalin së kërkuari edhe drejtësi për aktivistët e dënuar të Lëvizjes Vetëvendosje, sipas saj, pa të drejtë.