Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri i Arsimit uron festën e 28 Nëntorit

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka uruar nxënësit, studentët, punonjësit e arsimit në vend dhe familjet e tyre festën e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Ky është urimi i tij:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe të gjitha festave të rëndësishme të Nëntorit, uroj të gjithë nxënësit, studentët, mësimdhënësit, punonjësit e institucioneve arsimore dhe shkencore, familjet e tyre, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë.

Uroj që nxënësit dhe studentët të tregojnë suksese dhe mësimdhënësit të jenë të përkushtuar në punën e tyre, që të arrijmë të gjithë së bashku të rrisim cilësinë në arsim, sepse kjo është vepra më e mirë, me të cilën nderojmë kombin dhe të gjithë ata që u flijuan për Atdhe e për Flamur!

Urime Ditën e Flamurit!

Suksese!