Qytetarët krenarë me FSK-në

Qytetarët krenarë me FSK-në

27 nëntor 2017 13:32

Qytetarët e shumtë dhe as fëmijët nuk i kishte ndalur bora që binte, për ta vizituar Kazermën “Adem Jashari”, në Ditën e Forcës.

Ministri i FSK-së Rrustem Berisha tha se ndjehet krenar që gjendet në krye të këtij institucioni.

“Jam shumë krenar, që jam në krye të një institucioni që është vlerësuar si institucioni me i besueshëm në vend...Rezultatet sukseset e pjesëtarëve të FSK-së, na bëjnë me u ndi krenar. Kjo që e pam këtu me të vërtetë është krenaria jonë. Ne në të ardhmen do të angazhohemi që të iu i krijojmë kushte sa më të volitshme, sa më të mira. Që të iu ofrojmë mundësi që edhe më tutje të zhvillohen arsimohen dhe t’i kryejnë trajnimet profesionale që të jenë të gatshëm dhe për detyra të reja që i presin...Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet. I kemi plotësuar kapacitete tona operacionale, për transformimin e FSK-së në forca të armatosura. Po presim që të krijohen kushtet dhe të krijojmë një klimë më e volitshme që kjo të ndodh përmes ndryshimeve kushtetuese. Sepse transformimi me ndryshime kushtetuese e lehtëson dhe integrimin në NATO”, tha ai.

Ndërsa tha se janë duke punuar që të avancojnë dhe zgjerojmë dhe bashkëpunimin rajonal dhe se FSK me kapacitetet operacionale, të jenë pjesë e kontributit të sigurisë, jo vetëm të jenë konsumues.

E qytetari Imer Fetiu kishte ardhur nga Suhareka, për ta vizituar Kazermën e FSK-së, thotë se ndihet krenar kur i sheh të rinjtë e të rejat që janë pjesë e kësaj force.

Po ndihemi shumë krenare meqenëse e kemi dhe një djalë tonin këtu kadet viti i parë. Lumet na që i kemi këta...Presim gjithqysh patjetër duhet me u ba forcë. Meqenëse gjithë këta djem të ri, po kanë dëshirë me nejt këtu. Pse mos me u ba forcë ushtarake. Por është çështje politike, ne me mendje jemi çdo ditë... Meqenëse mu dha rasti për herë të parë vij, mu shumë po më pëlqen. I porosis të gjithë njerëzit dashamirët që të vijnë ta vizitojmë të dimë që kemi shtet”, tha ai.

Ndërkaq Adelina Thaçi, e cila së bashku me vajzën e saj kishte ardhur që ta vizitojë FSK-në thotë se ndihet e emocionuar kur sheh pjesëtarët e FSK-së.

Diqysh është shumë interesant. Ndihesh e emocionuar. Edhe pse fëmijët janë më të emocionuar se na por edhe unë po ndihem njësoj si këta. ..qenka mrekulli me i pa, është ndjenjë e mirë“, tha ajo.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme