Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli dënon ashpër sulmin e tmerrshëm në Egjipt

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dënuar me fjalët më të fuqishme të mundshme sulmin e tmerrshëm që ndodhi në Egjipt, përderisa besimtarët po kryenin ritualin e lutjeve në një xhami dhe i cili sipas raportimeve të deritanishme mori jetën e qindra njerëzve, duke përfshirë fëmijë dhe plagosi shumë të tjerë.

“Është vërtetë trishtues sulmi, që ndodhi në Egjipt përderisa besimtarët po kryenin ritualin e lutjeve. E dënoj me fjalët më të fuqishme dhe në mënyrën më të ashpër këtë akt barbarë. Në emër të Institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës i dërgojë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve, që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të plagosurve i dëshirojë shërim sa më të shpejtë. Ne, do të qëndrojmë me Egjiptin dhe popullin egjiptian në këto momente të vështira”, ka thënë ministri i Jashtëm Pacolli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo