Arbëri

Studentët që përjetojnë Evropën pa liberalizim të vizave

Avioni i linjës Stamboll-Vilnius i datës 3 shkurt po e shpinte Drinasin drejt një aventure krejt të ndryshme nga se ishte mësuar. Ishte ndër të paktit kosovarë që do të jetonte disa muaj në shtetin e Lituanisë, në skajin pothuajse më lindor të kontinentit evropian.

Mosliberalizimi i vizave nuk ishte problem. Disa javë para se të nisej atje ai ishte bërë fitues i bursës së Bashkimit Evropian “Erasmus Plus”, e cila ia mundësonte të jetonte e të studionte një semestër në Universitetin e Vilniusit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Që nga qershori është kthyer sërish në Kosovë. E megjithatë shpesh përmes kujtimeve i kthehet me nostalgji periudhës 5-mujore sa ka qëndruar atje. Me kthjelltësi e mban mend fillim-shkurtin e 2017-s, kohën kur kishte mbërritur në Lituani.

I gjendur në mes të Vilniusit, qytet ky disa herë më i madh sesa Prishtina ku ai ishte rritur, fillimisht ishte ndier i humbur.

“Kur kemi mbërritur nga aeroporti në konvikt, kemi menduar që kjo do të jetë periudha më e keqe qe e kemi pasur ndonjëherë. Vendi na është dukur tepër i ftohtë. Edhe lituanët janë njerëz shumë të ftohtë. Konviktet na u dukshin si burgje sovjetike”, ironizon ai, përderisa kujton vështirësitë me ambientimin në ditët e para të mbërritjes... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.