Mos-zbatimi i marrëveshjeve të arritura nga institucionet vendore mund të çojë në pezullim të Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit.
Ky konstatim ka dalë nga hulumtimi “Roli i Kuvendit në dialogun Kosovë- Serbi dhe rrugëtimi drejt BE-së”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutori i këtij hulumtimi, Kushtrim Istrefi, ka thënë se rrugëtimi i vendit drejt Bashkimit Evropian është i lidhur ngushtë me dialogun me Serbinë.
Sipas tij, Kosova vetë ka hyrë në obligime ndërkombëtare, andaj duhen zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë.
Ngecja e detyrave, të cilat BE-ja ia ka dhënë vendit, sipas Istrefit, ka ndodhur si pasojë e mos-koordinimit ndërinstitucional.
Deputeti, Korab Sejdiu, vlerëson se problemi qëndron qysh në hartim të agjendës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku zyrtarë nga Kosova nuk patën marrë fare pjesë në hartimin e saj.
Se këto marrëveshje po ngecin si pasojë e mospërputhjeve të legjislacionit brenda vendit, e po lihet anash aspekti i së drejtës ndërkombëtare, e tha edhe Vjosa Osmani nga LDK-ja.