Arbëri

Ministrja Reshitaj i bashkohet iniciativës për pastrimin e Shqipërisë

Descriptive Text

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj bashkë me ministrin e Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi morën pjesë në aksionin e pastrimit të Shqipërisë, të organizuar nga “Green Line Albanian” e mbështetur nga Ministria e Mjedisit.

Ministrja Reshitaj pasi iu bëri apel qytetarëve t’i bashkohen aksionit për pastrimin tha se “Shqipëria dhe Kosova kanë bukuri natyrore që meritojnë të mirëmbahen”.

“Natyra duhet të trajtohet siç duhet. Ky është aktiviteti im i parë në një projekt të përbashkët Kosovë-Shqipëri andaj ju bëjë apel gjithë qytetarëve të bashkohen dhe këta muaj ta pastrojmë vendin”, tha Reshitaj, e cila mori premtimin nga ministri Klosi që edhe ai do të marrë pjesë në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”.

Nga ana tjetër, sipas njoftimit të Ministrisë të cilës i prinë Reshitaj, ministri Klosi duke falënderuar ministren për prezencën, përkrahjen dhe kontributin e saj për mjedisin tha se deri tani janë regjistruar 160 mijë vullnetarë që do të marrin pjesë në pastrimin e Shqipërisë.

“Aksioni Pastrojmë Shqipërinë që duam, fillon sot por vazhdon për 6 muaj. Është një nga zonat simbol. Bashkë me 160 mijë vullnetarë të regjistruar ne po punojmë në të gjithë Shqipërinë. Sot është një ditë e madhe. Së bashku me pushtetin lokal të vazhdojmë të punojmë gjatë gjithë vitit”, tha Klosi.

Pas këtij aktiviteti të dy ministrat vazhduan tek Pallati i Kongreseve ku morën pjesë në punimet e Kongresit Shkencor mbi trajtimin dhe menaxhimin e integruar të mbetjeve, me ç’rast para të pranishmeve Ministrja Reshitaj, potencoi rëndesinë e bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta, duke marrë parasysh faktin që natyra nuk njeh kufi dhe mjedisi është i përbashkët këtej dhe andej alpeve.

“Jemi duke punuar në thellimin e bashkëpunimit rajonal për të ndërmarrë hapa konkret bashkë me shtetet e rajonit për të zgjidhur problemin e ndotjes së mjedisit”, shtoi nder të tjera ministrja Reshitaj.