Arbëri

Kim Mehmeti: Sikur pushteti në Kosovë të luftonte korrupsionin si Vetëvendosjen, qëmoti do ishte shtet normal

Publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka komentuar arrestimin e deputetëve të Vetëvendosjes.

Ai ka ironizuar me pushtetin në Kosovë për entuziazmin që ka për të luftuar Vetëvendosjen, transmeton Koha.net.

Mehmeti thotë se sikur pushteti të kishte këtë entuziazëm, siç e ka kundër Vetëvendosjes, për të luftuar krimin e korrupsionin Kosova do të ishte qëmoti shtet normal, e jo ven i pabanueshëm për të rinjtë.

Sot janë arrestuar deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj – Bujupi, si dhe Albulena Haxhiu, për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

Më poshtë keni postimin e tij të plotë në Facebook:

Sot Kosova arriti edhe një ‘sukses’ në rrugëtimin e saj drejtë forcimit si shtetit i së ‘ drejtës dhe ligjshmërisë’: i arrestoi disa deputet të ‘rrezikshëm’ të VV?! Sikur ta luftonte hajdutërinë, korrupsionin, partizimin e institucioneve shtetërore ..., me këtë entuziazëm siç e lufton Vetëvendosjen, Kosova qëmoti do ishte shtet normal, e jo vend i pabanueshëm për të rinjtë!

Siç duket, në Kosovë shumëçka ka ndryshuar, por jo edhe mendësia e pushtuesit serb e sundimit të shtetit, që kryesisht mbështetet mbi parimin: nëse nuk prodhon mirëqenie, atëherë trillo armiq të popullit dhe të shtetit, që të kesh kë të burgosësh e kë të dënosh!