Prokuroria shkel ligjin, nuk hap hetim për hidrocentralet e falura

Prokuroria shkel ligjin, nuk hap hetim për hidrocentralet e falura

24 nëntor 2017 07:00

Prokuroria e Shtetit ka më shumë se 19 muaj që jashtëligjshëm është duke e trajtuar rastin e skandalit të faljes së katër hidrocentraleve nga Qeveria e Kosovës.

Asnjë nga pesë ministrat që kanë nënshkruar faljen e hidrocentraleve nuk janë intervistuar nga Prokuroria, shkruan sot Koha Ditore.

Nuk ka aktvendim për hetim për asnjë person, ndërsa Policia e Kosovës vazhdon të mbledhë informata për të parë nëse ka bazë të mjaftueshme për të hetuar këtë rast.

Prokuroria e Shtetit para më shumë se një viti e gjysmë pati thënë se ka nisur hetimet. Por gjithçka çfarë kishte bërë ky institucion është nisja e një hetimi parapenal.

Prej kur ka nisur fazën parapenale PSH-ja ndodhet në fazën e njëjtë. Të mërkurën ky institucion ka thënë se rasti ende është në fazën parapenale. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme