Arbëri

Trendafilova qartëson se askush nuk do të amnistohet nga Gjykata Speciale

Asnjë post i lartë institucional nuk mund të amnistohet nga Gjykata Speciale, edhe nëse ata janë vetë Presidenti e Kryeparlamentari.

Presidentja e Dhomave të Vecanta, Ekaterina Trendafilova në një intervistë për Rubikon qartëson se askush nuk do të amnistohet nga Gjykata Speciale.

E pyetur për spekulimet se nëse dikush që po mban post të lartë institucional dhe mund të kursehet nga aktakuzat e që ndërlidhet me raportin e Këshillit të Evropës dhe atë të D. Martyt me emrat që janë përmendur aty.

“Unë nuk i di profilet e atyre që do të mund të akuzohen apo hetohen, kështu është nuk e di, por duhet të kujtojmë se Ligji i Dhomave të Specializuara qartëson se askush nuk do të amnistohet apo mosndëshkohet, sepse po merremi me krime të veçanta. Këto janë vetëm standarde që janë ndjekur nga anëtarët e Parlamentit të Kosovës, sepse krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit edhe në sistemin vendor nuk mund të kalojnë pa u ndëshkuar e me amnisti, por nuk e di se kush do të akuzohet”, ka thënë ajo.

Trendafilova theksoi se nuk e dinë saktë për numrin e atyre që do të akuzohen mirëpo bëri të ditur se gjykata është dizajnuar për një numër të madh njerëzisht.

“Gjykata është dizajnuar për një numër të madh njerëzisht Nuk e dimë, por duhet të jemi gati”, përfundoi ajo.