Arbëri

“Avokati i Popullit mund të bllokojë dhomën kushtetuese të specializuar”

Avokati i Popullit për Dhomat e Specializuara do të mbikëqyrë funksionimin e proceseve gjyqësore dhe Dhomave të Specializuara e që do të jenë dy organe të këtij institucioni.

Këtë e bëri të ditur kryetarja e kësaj Gjykatë në një intervistë ekskluzive për Rubikon të KTV-së.

“Avokati i Popullit fillimisht do të caktojë pika ku do të mund të ketë shqetësime rreth shkeljeve të të drejtave fundamentale të njeriut dhe të identifikojë se si individët qëndrojnë para Dhomave të Specializuara dhe mund të tërheqë vëmendjen me gjetjet e tij para prokurorit special dhe nëse kjo ndodh gjatë procesit edhe para kryetarit. E nëse aksione nuk ndërmerren atëherë pas ndarjes së fazave të ndryshme në Gjykatën Themelore dhe asaj Supreme, Avokati i Popullit mund të bllokojë Dhomën Kushtetuese të Specializuar”, ka thënë ajo.

“Kjo është risia e dytë shumë e rëndësishme se nëse do të shqyrtojmë ndonjë Tribunal apo gjykata që merren me krimet e njëjta nën juridiksionin tonë nuk ka dhomë e cila do të jetë gardiane e të drejtave fundamentale të njeriut në këto procese e që në rastin tonë është Dhoma e Specializuar. Ju kujtohen vendimet rreth procedurave për paraqitjen e dëshmive që kemi miratuar më 17 mars, ajo nuk është miratuar krejtësisht nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Kushtetuese sepse ata kryen analiza shumë të pavarura e të detajuara dhe krahasuar me juridiksionin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, u gjet që 9 prej rregullave nuk iu bindeshin standardeve të larta lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe po ashtu do të doja t’i referohesha procesit shumë specifik në përzgjedhjen e gjykatësve”, ka thënë ai.

Trëndafilova theksoi se përzgjedhja e gjykatësve do të jetë edhe më selektive se ajo e EULEX-it.

Ajo ka thënë se ata që donin të aplikonin do të merreshin në pyetje nga profesionistë të sistemit vendor.

Brenda këtij procesi, presidentja e Dhomavë të Specializuara theksoi se kishin intervista serioze për panelin e përzgjedhur ndërkombëtar për gjykatësit e pavarur.

“Ishte një intervistë, e cila zgjati një orë e ndoshta edhe më shumë në Bruksel dhe një tjetër që u mbajt të Hagë”, përfundoi ajo.