Arbëri

Ku zuri fill Gjykata Speciale dhe pse pikërisht Trendafilova?

Descriptive Text

Fillet e Gjykatës Speciale datojnë vite më herët. Gjithçka filloi nga gjetjet në raportin e vitit 2011 në Këshillin e Evropës, nga Dick Marty. Pas konsideratës që iu bë këtyre shqetësimeve, u mor vendimi që ato pohime duhet adresuar nga një hetim i pavarur.

Kryetarja e Dhomavë të Vecanta, Ekatarina Trenadfilova në një intervistë ekskluzive për Rubikon ka folur për krijimin e kësaj Gjykate dhe nevojës për të.

“Ishte marrë vendimi që këto pohime duhet të adresohen në mënyrë të duhur nga një hetim i pavarur dhe i duhur dhe një Task-Forcë hetuese ishte themeluar”, ka thënë ajo.

Trendafilova kujton se këtë e filloi përmes këmbimit të letrave me atëkohë presidenten, Atifete Jahjaga.

“Ishte iniciativa që fillova me këmbimin e letrave mes atëkohë presidentes Jahjaga dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së, ku u adresuan disa pika të rëndësishme dhe procedurat duhej kryer dhe u sugjerua e më pas u pranua kjo, me ç’rast kishte parakushte që këto krime duhet të adresohen në mënyrë të duhur gjyqësore dhe jashtë territorit, ku këto krime pohohet se janë kryer”, bëri të ditur ajo.

Përfundimisht vendimi u mor më 3 gusht nga anëtarët e Parlamentit dhe përfaqësuesit e popullit të Kosovës.